Këtë fundjavë mbahet një nga festivalet më të mëdha dhe më të rëndësishme në Shqipëri. Bëhet fjalë për South Outdoor Festival që do të mbahet në Borsh, nga data 3 deri më 6 Shtator. Ky event 4-ditor i cili mbahet çdo vit në jug të Shqipërisë, përfshinë çdo gjë që mund të bëhet në ambiente të jashtme, si sporte, kulturë, traditë, natyrë, ushqim dhe sigurisht muzikë të mirë.

Disa nga artistët më të mirë shqiptarë do të bëhen bashkë, për të sjellë argëtim dhe kënaqësi tek publiku. Pjesëmarrës do të jenë Eugent Bushpepa, Jericho, grupi Offchestra, West Side Family, Urban Band, Orgesa Zaimi, Marsela Çibukaj dhe partneri i saj Vitmar Basha, si dhe shumë të tjerë.

Kjo është një eksperiencë unike dhe që nuk duhet humbur, duke u argëtuar dhe njëkohësisht duke shijuar rivierën e mrekullueshme shqiptare. Me më shumë se 40 aktivitete për çdo grup moshe dhe preference, ky festival ka diçka që i përshtatet secilit.

Sidomos ata që janë fanatikë të muzikës së mirë, nuk duhet të mungojnë kurrsesi. Artisti juaj i preferuar do të jetë në South Outdoor Festival dhe ju nuk do të donit që ta humbisnit këtë mundësi dhe eksperiencë unike. Muzika e mirë do t’ju shoqërojë gjithë kohës dhe artistët më të mirë do t’ju falin kënaqësi të papërsëritshme.