“Zzap and Chriss” është një nga shtëpitë diskografike që gjatë kësaj jave ka korrur një sukses të madh në klasifikimin e “The Top List”. Disa prej artistëve, të cilët menaxhohen nga kjo shtëpi diskografike kanë mundur të kapin majat e klasifikimit për këtë javë.
“Uh Baby”, bashkëpunimi i Kidës dhe Xhensilës, gjatë kësaj jave ka mundur të ngjitet me 6 pozicione, duke u renditur në vendin e tretë. Kujtojmë që ky projekt muzikor për disa javë ka mbajtur kreun e “The Top List”.
“Ku je” është një tjetër projekt muzikor i “Zzap and Chriss” që prej 19 javësh është pjesë e klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Gjatë kësaj jave bashkëpunimi i Getinjos dhe Kidës është ngjitur me 8 pozicione, duke zënë vendin e 14-të.
Mozzik dhe Arta kanë korrur gjithashtu një super sukses këtë javë. Projekti i tyre “Kom dasht”, i cili prej 7 javësh është pjesë e listës, është ngjitur me 9 pozicione ku për këtë javë renditet në vendin e 16-të.
“High Love” është një tjetër produksion i “Zzap and Chriss” që prej 23 javësh po korr sukses në Top Listë. Xhensila duket se ka goditur në shenjë me këtë projekt muzikor, i cili prej shumë javësh ka kryesuar listën, duke përballuar kokurrencën e prurjeve të reja. Për këtë javë, “High Love” është ngjitur me 8 pozicione.