Ai është një artist i ri por tepër i talentuar në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Endrin, i cili ka qënë një nga performuesit e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve të “Top Music Awards 2016”.
Endri ka qënë disa herë pjesë e klasifikimit të “The Top List” me projektet e tij më të fundit muzikore por ajo që ka ardhur si surprizë këtë javë është futja e këngëtarit më këngën “Nora”, një këngë e publikuar në shkurt të vitit 2017-të.
“Nora” titullohet ky projekt muzikor i këngëtarit, me të cilin ka bërë debutimin më të dobët në “The Top List”, duke zënë vendin e 100-të. Në momentin e publikimit, kjo këngë ka marrë vlerësime nga ana e fansave, të cilët ende vazhdojnë ta dëgjojnë, duke e futur në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare rreth një vit më vonë.
Kanë kaluar thuajse 4 muaj që nga publikimi më i fundit i Endrit dhe duket se fansat po ndjejnë mungesën e këngëtarit tyre të preferuar për projektin e radhës por pavarësisht kësaj ata vazhdojnë të jenë besnikë ndaj muzikës së tij, duke e dëgjuar e njëkohësisht duke e votuar.