Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga audienca. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Një nga projektet më të suksesshme të fundit të Elvanës është dhe “Clap Clap”, i publikuar pak muaj më parë. Ky projekt erdhi si bashkëpunim mes artistëve të huaj dhe goxha në zë, Antonia dhe Gran Error.

Kënga nis me Elvanën e veshur kuq e zi, e cila që në sekondat e para arrin të na futë në humorin festiv të këngës. Videoja muzikore ju fton të kërceni edhe nëse nuk dëshironi, ka plot veshje feste për t’u frymëzuar dhe gjithashtu refrenit është e pamundur që t’i rezistoni.

“Clap Clap” qëndron prej 19 javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe vazhdon të votohet nga publiku duke u ngjitur sa më lart në listë. Madje projekti ka arritur të rrëmbejë dhe fronin e 100 këngëve më të mira të javës.