Elvana Gjata do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor. 22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada.

Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’ju themi bëhuni gati. E teksa edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti i saj, pak nga pak po zbulojmë dhe disa detaje më shumë.

Jeni kuriozë se cilët do të jenë të ftuarit specialë në koncertin e 22 qershorit? Vetëm pak minuta më parë, Elvana e zbuloi këtë për fansat e saj.

Në një video në InstaStory, ajo bëri të ditur emrat e artistëve që do të performojnë bashkë me të. Ata janë Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe Gimmi O. Parashikojmë se mbrëmja do të jetë shumë e zjarrtë…