Rikthimi i Elvana Gjatës në muzikë pas një pauze të shkurtër, u prit shumë mirë nga publiku shqiptar. Në javën e saj të parë të publikimit, “Njësoj” menjëherë mundi të renditej në vendin e parë në “The Top List”.

Ndërkohë që vazhdon të jetë pjesë e klasifikimit të 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare prej 12 javësh, “Njësoj” ende votohet vazhdimisht nga publiku, duke bërë që nga java në javë të ngjitet në disa pozicione.

Për këtë javë, ajo është ngjitur me 4 vende, duke u pozicionuar në 5-shen më të nxehtë të Top Listës. Ndërkohë që përflitet për një album që mund të publikohet nga artistja, fansat ende shijojnë tingujt ritmik të “Njësoj”.