Ndërkohë që javën e kaluar u fut në grupin e artistëve që kanë 6 këngë në klasifikimin e “The Top List”, këtë javë Elvana ia ka dalë, duke lënë pas këtë numër.

Artistja, e cila shkëlqeu me performancën e saj mbrëmjen e kaluar në finalen madhështore të “The Voice Kids”, është futur në listë me këngën e re “Off Guard”, duke e çuar kështu në 7 numrin e këngëve në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ndërkohë që kreu i përket “Xheloz”, këngët e tjera si “Me Fal”, “Ti Shqiperi me jep nder”, “Vec nje pike”, “Lejla”, “Off Guard”, “Forever Is Over” renditen përkatësisht në vendin e dytë, tretë, 17-të, 35-të, 43-të dhe 70-të.

Me këtë arritje, Elvana ka lënë pas disa artistë të cilët gjenden me 6 këngë në klasifikim si Kida, Ledri Vula, Majk dhe Alban Skënderaj. Por ai që ende mban trofeun si artisti me më shumë këngë në klasifikim është Capital T me 10 këngë në total.

https://www.youtube.com/watch?v=03Nc4S4O24s