Elvana vazhdon të jetë një ndër artistet më të preferuara të klasifikimit të “The Top List”. Edhe pse javën e kaluar humbi një pozicion, duke zënë vendin e dytë, kjo javë e ka sjellë Elvanën sërish në krye të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, me këngën e saj “Me Fal”.

Përveç këtij suksesi Elvana këtë javë është futur në listë edhe me dy këngë të reja, të cilat i përkasin minialbumin “3”. “Xheloz” dhe “Ti Shqiperi me jep nder” janë dy hyrjet më të reja të listës, të cilat janë të renditura mjaft mirë në klasifikim. “Xheloz” dhe “Ti Shqiperi me jep nder” renditen përkatësisht në vendin e 20-të dhe 47-të.

Kjo artiste është gjithashtu në klasifikim edhe me tre projekte të tjera muzikore. “Vec nje pike”, e cila është pjesë e minialbumit, ka 8 javë që ndodhet në listë dhe këtë javë mban vendin e 23-të. Ndërsa dy projektet e tjera të mëparëshme, “Lejla” dhe “Forever is Over”, për këtë javë renditen në vendin e 31-të dhe 73-të.

Nga ana tjetër, Elvana ka bërë publikimin e saj më të ri ndërkombëtar, “Off Guard”, në bashkëpunim me reperin e njohur amerikan Ty Dolla Sign. Ndërkohë që ka marrë vlerësime mjaft pozitive, ende nuk dimë nëse kjo këngë do të jetë pjesë e “The Top List” në javët në vazhdim.