Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë reagimet mjaft pozitive që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Vetëm pak pasi ajo publikoi bashkëpunimin e saj më të fundit me Mozzik, që u pëlqye shumë nga fansat e dyshes, Elvana vendosi që të na surprizojë me një projekt të ri, këtë herë solo.

Kënga e saj e fundit titullohet “Pow” dhe padyshim që na ka lënë të gjithëve pa fjalë. Pritet që tashmë kjo këngë të bëhet një hit i padiskutueshëm. Kjo duket fare qartë nga komentet dhe reagimet pozitive të të gjithë dëgjuesve. Jo vetëm kaq, por “Pow” e ka pozicionuar Elvanën në vend të tretë të klasifikimit që në javën e parë të publikimit.