Mund ta themi me siguri se Elvana Gjata, diva e muzikës shqiptare dhuroi një super spektakël mbrëmjen e kaluar në “Air Albania Stadium”. Mijëra fansa që mbushën stadiumin ndoqën për katër orë koncertin “Dekada”, ndërsa kënduan njëzëri të gjitha këngët e artistes.

Elvana shkriu në skenën gjigante, të ndërtuar në stadium me efekte dhe grafika të veçanta, karrierën e saj 20-vjeçare. Gjatë dy dekadave në tregun muzikor shqiptar, artistja ka marrë dashamirësinë e mijëra njerëzve që i dëgjojnë dhe këndojnë këngët e saj. Dhe mbrëmja e kaluar ishte një dëshmi e suksesit për të.

Krahas performancave të shoqëruara dhe nga trupa e baletit, Elvana Gjatës në skenë iu bashkuan disa nga bashkëpunëtorët e saj. Publiku mirëpriti disa prej artistëve më të njohur.

Luiz Ejlli
Mc Kresha
Ledri Vula
Capital T
Noizy
Ylli Limani
Dhurata Dora