Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj janë mjaft të suksesshme. Ajo është një këngëtare mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar dhe jo vetëm.

Vetëm pak ditë më parë, artistja ndau me të gjithë piblikun një lajm të madh. Elvana Gjata do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor.

22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’ju themi bëhuni gati.

Një detaj të tillë ajo e kishte zbuluar gjithashtu në klipin e këngës së saj të re ”Rrotullo”. Ky bashkëpunim me Dhurata Dorën i ka renditur dy këngëtaret menjëherë në vend të tretë lër këtë javë.