“Si na” kënga më e re e Elvanës është kthyer tashmë në një hit të padiskutueshëm. Një këngë kaq romatike dhe e ndjerë nga një artiste si ajo, nuk kishte si t’i mungonte klasifikimit të “The Top List”.

Javën e kaluar ishte finalja e madhe e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Para se të shpallej fituesi në mesnatë, Luizi dhe Kiara, çifti më i dashur i publikut që u krijua brenda shtëpisë më të famshme, kurorëzoi dashurinë në martesë. E ftuar speciale e kësaj nate ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila këndoi “Si Na” një krijim mjaft të veçantë shumë të bukur të shkruar për albumin e saj dhe i përshtatur për historinë e dashurisë së çiftit Kiara-Luiz.

Një këngë që arriti të prekte menjëherë zemrat e shpirtin e publikut. E në fakt reagimet ishin shumë pozitive.

Në videon e publikuar në YouTube, komentet ishin shumë dashamirëse, ku e gjithë audienca kishte vetëm fjalë të mira, si për Elvanën ashtu dhe për vetë këtë projekt kaq të ndjerë. Madje jo vetëm publiku shqiptar, por një pjesë e mirë ishin dhe të huaj që u bëri kaq përshtypje kjo këngë. Ja disa prej komenteve…