Elvana Gjata dhe Capital T kanë “kallur” edhe këtë javë publikun shqiptar me “fustanin” e tyre, duke bërë që kjo këngë të shpallet më e dëgjuara dhe e votuara javës.
Eshtë java e dytë që ky bashkëpunim i super suksesshëm mban kreun e klasifikimit të “The Top List”, falë votave të shumta nga ana e publikut.
Pavarësisht se ka vetëm një difekt, sipas fansave, që është shumë e shkurtër, “Fustani” vazhdon të shoqërojë publikun me volumin në maksimum gjatë shëtitjeve në makinë apo mbrëmjeve verore nëpër klube nate.
Edhe ka vetëm dy javë që ka dalë në treg, kjo këngë ka patur disa vota nga ana e publikut, si një ndër këngët hit e kësaj vere.
“Fustani” do të jetë një ndër këngët që do të performohet në koncertin e madh të Digitalb, më 15 Korrik në Sheshin Skënderbej nga artistja Elvana Gjata.
Kjo javë ka sjellë katër projekte të reja muzikore në klasifikim, ku njëra prej tyre është renditur mjaft mirë në listë, duke zënë menjëherë vendin e tretë dhe bëhet fjalë për “Nuk po kalojka” të Yll Limanit.
Sa i përket vendit të dytë, ai mbetet i njëjtë sikurse edhe javën e kaluar dhe është pikërisht bashkëpunimi i Lumi B dhe Ledrit, “Kiss Kiss”.