Një prej artisteve më në zë të momentit është padyshim Elhaida Dani. Këngëtarja e njohur dhe shumë e talentuar ka bërë një super bujë me albumin e saj më të ri “ZanIN” të cilin e lançoi vitin e kaluar.

Kujtojmë se albumi, i cili është i përbërë nga 5 këngë, nuk u prit mirë vetëm nga publiku, por gjithashtu edhe nga kolegët e saj. Të shumtë ishin ata që e komplimentuan për këtë arritje dhe që e përgëzuan Elhaidën.

I gjithë albumi “ZanIN” i artistes i dha një shtysë edhe më të madhe Elhaida Danit. Por veçanërisht njëri prej projekteve, “Amore” rezultoi më i preferuari dhe më i votuari prej 36 javësh tashmë.

Ky projekt po vazhdon të votohet shumë nga publiku dhe është rritur me 4 pozicione nga java e kaluar. “Amore” renditet këtë javë në vend të gjashtë, shumë pranë Top 5.