Ajo është një këngëtare që ka shkëlqyer kudo, nga Italia, deri në Kanada e më gjerë… Pasi ka shëtitur gjithë skenat e botës Elhaida Dani tani është rikthyer në shtëpi.

Pas shumë e shumë sukseseve, duket se ky qenka vetëm fillimi për Elhaidën. Mes angazhimeve të saj të shumta, ndër to dhe pjesëmarrja në spektaklin e kërcimit ”Dancing With The Stars”, artistja ka ardhur me një këngë të re.

“Vetja” mban titullin kënga më e re e artistes, që si gjithmonë goditi në shenjë, si nga teksti, ashtu dhe nga realizimi. Ky projekt vjen pas një kohe të gjatë mungese nga Elhaida, që kur ajo publikoi albumin e saj “Zanin”. 

Projekti, që vjen në stilin tipik të Elhaidës pa dalë shumë nga vetja, është një baladë e lehtë në zhanrin R&B. Veç tekstit mjaft interesant, ”Vetja” po ashtu vjen dhe me një klip shumë të veçantë. Ky projekt e ka renditur artisten në vend të parë për këtë javë.