‘Pak e saktë’ duket se është motoja e kësaj jave në klasifikimin e ”The Top List”. Pas javësh me plot hyrje të reja, këtë herë kemi vetëm një projekt të ri.

Po flasim për Elhaida Danin me këngën ”Vetja”. Një hyrje e re për javën, por që votat e publikut e kanë pozicionuar menjëherë në vend të katërt të listës.

Një këngë kjo që surprizoi jo pak publikun dhe fansat e artistes. “Vetja” erdhi në mesin e gjithë angazhimeve profesionale të këngëtares, përfshirë edhe pjesëmarrjen e saj në “Dancing With The Stars Albania”.

Projekti, që vjen në stilin tipik të Elhaidës pa dalë shumë nga vetja, është një baladë e lehtë në zhanrin R&B. Veç tekstit mjaft interesant, ”Vetja” po ashtu vjen dhe me një klip shumë të veçantë.