Elhaida Dani mbetet një nga artistet më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Puna e saj flet vetë për të, duke hasur në suksesshme të njëpasnjëshme edhe në skenat e huaja.

Vitin e kaluar Elhaida korri një super sukses dhe me albumin e saj “ZanIN” i cili përmbante pesë këngë, “Zanin”, “Jam betu”, “Hajmali”, “Kënga jonë” dhe “Amore”. Dhe pikërisht kjo e fundit ka rezultuar edhe si më e pëlqyera dhe më e votuara në “The Top List”, prej 37 javësh tashmë.

Ky projekt po vazhdon të votohet shumë nga publiku dhe është rritur me 1 pozicion nga java e kaluar. “Amore” renditet këtë javë në vend të 5-të të klasifikimit.