Elhaida Dani është një ndër artistet më të talentuara të tregut tonë muzikor dhe që dita-ditës na bën edhe më shumë krenarë me arritjet e saj. Sukseset e saj tashmë janë kthyer në ndërkombëtare dhe Elhaida po vazhdon të ngjitet me hapa galopantë në karrierën e saj.

Prej disa kohësh tashmë këngëtarja ka qenë e angazhuar duke performuar shfaqjen “Notre Dame de Paris” në rolin e Esmeraldës. Suksesi i këtij turi ka qenë i padiskutueshëm.

Por ka edhe diçka tjetër që tregon se suksesi i Elhaidës vazhdon të mos shuhet. E kemi fjalën për këngën ”Amore” të këngëtares.

I gjithë albumi “ZanIN” i Elhaida Danit i dha një shtysë edhe më të madhe asaj. Por veçanërisht njëri prej projekteve, “Amore” rezultoi më i preferuari dhe më i votuari prej 34 javësh tashmë. Këtë javë kjo këngë renditet në vend të 10-të të klasifikimit të ”The Top List”.