Elhaida Dani me “Zanin” e saj arriti të korrte suksesin e dëshiruar brenda një periudhe shumë të shkurtër. Në muajin shtator të vitit të kaluar, Elhaida pulikoi albumin e saj të titulluar “ZanIN”, me të cilin ajo kishte kohë që punonte.

Albumi, i cili është i përbërë nga 5 këngë, nuk u prit mirë vetëm nga publiku, por gjithashtu edhe nga kolegët e saj. Artistja e njohur u shpreh se në këto projekte muzikore ka dhënë të gjithë shpirtin dhe ka dashur që të vijë 100% shqip. Jo vetëm kaq, por albumi “ZanIN” u bë dhe pikënisja e saj në familjen e madhe të “Top Awards”, ku ajo hyri për herë të parë.

Megjithatë, pas publikimit të albumit në shtator, Elhaida nuk solli më projekte të tjera dhe as nuk paralajmëroi se do të punonte në këngë të reja. Së fundmi këngëtarja ndodhej në Tajvan ku dhe po performonte shfaqjen “Notre Dame de Paris” në rolin e Esmeraldës.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Elhaida ka falenderuar të gjithë publikun atje për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhuruar asaj dhe gjithë trupës. Gjithashtu ajo bëri të ditur dhe se shumë pak ka mbetur nga ky tur i “Notre Dame de Paris”, më saktësisht edhe dy javë.

https://www.instagram.com/p/Ccf5QCgPDc5/