Elhaida Dani mbetet një nga artistet më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, që dita-ditës na bën edhe më shumë krenarë me arritjet e saj. Sukseset e saj tashmë janë kthyer në ndërkombëtare dhe Elhaida po vazhdon të ngjitet me hapa galopantë në karrierën e saj. Puna e saj flet vetë për të, duke hasur në suksesshme të njëpasnjëshme edhe në skenat e huaja.

Në muajin shtator të vitit të kaluar, Elhaida pulikoi albumin e saj të titulluar “ZanIN“, me të cilin ajo kishte kohë që punonte. Albumi përmbante pesë këngë, “Zanin”, “Jam betu”, “Hajmali”, “Kënga jonë” dhe “Amore” dhe nuk u prit mirë vetëm nga publiku, por gjithashtu edhe nga kolegët e saj. Elhaida u shpreh se në këto projekte muzikore ka dhënë të gjithë shpirtin dhe ka dashur që të vijë 100% shqip.

E tashmë, Elhaidën do të kemi kënaqësinë që ta ndjekim këtë javë në “A Live Night”. Nga hapat e saj të parë në muzikë, fëmijëria, karriera dhe sukseset e saj, por edhe disa nga hitet më të mira, padyshim që do të zbulojmë një tjetër anë të Elhaidës që nuk e njihnim më parë.