Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Elgit Doda ka gati një surprizë për adhuruesit e muzikës së tij. Elgiti është duke punuar për të sjellë albumin e tij të parë. Ka qenë vetë këngëtari i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, lajmin emocionues, ku krahas një fotoje të postuar në InstaStory ka shkruar:

Gati për albumin e parë.

Elgiti zgjodhi të mos ndajë shumë detaje të tjera rreth albumit dhe deri në momentin e publikimit nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.