Elgit Doda ka publikuar projektin e tij më të fundit muzikor vetëm pak ditë më parë. “Do vij” është balada e tij e radhës që e sjell atë menjëherë në klasifikimin e javës të “The Top List”.

Kjo është kënga e radhës nga albumi i tij i ri, pas të parës “Mërzia” që e solli në bashkëpunim me Elain. Elgiti shquhet për projektet e veçanta dhe për ndjeshmërinë që sjell përmes teksteve.

Edhe tek “Do vij”, Elgiti ka arritur që të sjellë emocion dhe të transmetojë ndjenjë tek audienca. Teksti i kësaj kënge është punuar nga Romeo Veshaj, i cili momentalisht është duke shijuar eksperiencën e tij në “Big Brother VIP 3”.

Kjo na çon pak mbrapa në kohë, kur Elgiti publikoi hitin “TL”, me tekst nga Donalv Veshaj, gjatë kohës kur ky i fundit ishte në “Big Brother VIP 1”. Paksa si ‘Deja Vu’, apo jo?

“Do vij” është përqafuar menjëherë nga publiku që në çastet e para të publikimit, fundja si çdo krijim i Elgitit. Kënga e tij është pozicionuar në vend të pestë për këtë javë.