Një bashkëpunim që përmbledh dy botë të ndryshme muzikore, i bashkohet “The Top List” këtë javë. Baladat sentimentale të Elgit Dodës dhe energjia urbane e Noizyt, bëhen sërish bashkë në një tjetër projekt.

Dyshja kanë bashkuar forcat për të sjellë një super hit, që e dimë që do bëjë namin. “Vetes ja bom ne” flet për pasojat e zgjedhjeve në dashuri dhe jetën personale, me një refren që të mbetet në mendje dhe tekst që shpërfaq një introspektivë të thellë.

Kënga flet për gabimet që njeriu i bën vetes në jetë, shpeshherë duke u ndikuar nga emocionet, zgjedhjet e gabuara apo rrethanat. Melodia është e ndjerë dhe moderne, me një kombinim të bukur mes zërit të ëmbël të Elgitit dhe stilit karakteristik të Noizyt.

Ata sjellin një balancë të mirë mes muzikës pop dhe repit, duke e bërë këngën të dëgjohet me kënaqësi nga të gjithë. “Vetes ja bom ne” do të qëndrojë gjatë mes nesh dhe e dimë që nuk do t’ju mërzitet asnjëherë duke e dëgjuar.