Elgit Doda dhe Arta Kabashi kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të ri muzikor. “Dying for U” mban titullin kënga e tyre që është një prej hyrjeve më të reja të javës në “The Top List”.
Ky bashkëpunim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, që në çastet e para të publikimit. “Dying for U” shfaq një stil plot ritëm dhe energji dhe një tekst të thellë që flet për ndjenjat dhe sakrificat që bëhen për dashurinë.
Teksti i këngës është një shprehje e pasionit dhe dhimbjes, duke e theksuar sakrificën që një person mund të bëjë për personin e zemrës. E në fund mesazhi është i qartë dhe i thjeshtë… “I’m Dying for U”.
Elgit Doda dhe Arta Kabashi kanë arritur të sjellin një projekt të suksesshëm dhe që pritet të jetë hiti i verës. Dyshja janë kombinuar më së miri me njëri-tjetrin, gjë që e bën këtë këngë të tërheqë një impakt mjaft të mirë tek publiku.
Kjo këngë është padyshim një nga hitet e verës e madje do të na shoqërojë shumë gjatë. “Dying for U” pozicionohet në vend të 36-të të klasifikimit të javës.