Noizy vazhdon të mbajë premtimin e të premtes, duke publikuar çdo këngë të re në këtë ditë.
“Larg prej jush”, ky është projekti i radhës i cili pritet të dalë në kanalin e “Youtube” në orën 18:00.
Ka qënë vetë këngëtari që ka lajmëruar këtë projekt të ri, për të cilën ka shkruar edhe një pjesë të tekstit. Kjo këngë pritet të jetë e katërta e publikuara brenda një muaji, këngë të cilat janë pjesë e albumit të tij të ri.
Për momentin, ai është i vetmi artist që përfaqësohet me 2 këngë në klasifikimin e “TA”, duke zënë vendin e pestë me “Grande” dhe vendin e 15-të me new entry-n “Shut the place down”.