Erma Mici është një nga hyrjet e reja të klasifikimit të ”The Top List” për këtë javë. Ajo ka publikuar këngën e saj të fundit me titullin ”Heartbreak Hotel” që e ka pozicionuar atë në vend të 20-të të listës.

“Heartbreak Hotel”, një këngë mjaft e ndjerë që e ka sjellë Ermën me disa nota shumë romantike, por njëkohësisht tepër melankolike. Padyshim që secili prej nesh mund të gjejë një pjesë nga vetja, aq më tepër nëse keni përjetuar një ’thyerje zemre’.

Erma ka 10 vite që këndon, duke e nisur karrierën e saj publike në “The Voice of Albania Kids 2”. Për 3 vitet e gjimnazit, Erma ka qenë pjesë e Tirana Art Fest, ku ka fituar çmimin e parë dhe të dytë.

Gjithashtu ka fituar dhe çmimin Best New Artist në Festivalin e 61-të të Këngës. Erma ka edhe këngët e saj në platforma digjitale, kryesisht në zhanrin blues.

Por së fundmi Erma ka arritur një tjetër pozicion përveç muzikës. Ajo është bërë pjesë e familjes së Top Albania Radios si prezantuese dhe mund ta dëgjoni në emisionin ”Një Këngë Për Ty”, çdo ditë nga ora 15:00 deri në 18:00.