Në çdo Halloween ashtu si të gjithë, edhe personazhet VIP shqiptarë zgjedhin të maskohen me veshje të frikshme. E nga ana tjetër disa të tjerë zgjedhin kostumet e tyre duke u inspiruar nga personazhet e huaj dhe të njohur në gjithë botën.

Ama duket se Sheila Haxhiraj nuk e ka menduar kështu këtë Halloween, pasi është inspiruar nga ikona e muzikes shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Me një postim në Instagram Sheila krahas fotove ka shkruar:

E inspiruar nga ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha. Një buzëqeshje që nuk do të vdesë kurrë, ashtu sikurse këngët me zërin e saj brilant, do të mbeten gjithmonë në mendjen dhe zemrat e gjithë shqiptarëve.