Pesë vite pas rikthimit, 2po2 nuk po e lë të na marë malli sërish për projekte nga ai. Reperi i njohur i cili u rikthye një muajin mars pas një shkëputje të gjatë, ka lançuar sërish një projekt të ri muzikor.

Ashtu siç premtoi, 2po2, ka publikuar këngën e re të titulluar “Njësoj”. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” nëpërmjet votave të shumta të publikut.

“Njësoj” është pjesë e albumit të fundit në karrierën e tij shumëvjeçare. Siç 2po2 ka bërë me dije, albumi është autobiografik, real dhe shumë i sinqertë, në të cilin do të shpalosen shumë gjëra.

Teksti i “Njësoj” është shkruar nga vetë artisti dhe siç shprehet dhe ai, bëhet fjalë për pjesën më të rëndësishme të jetës së tij. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe votat e publikut e kanë renditur 2po2 në një vend mjaft të mirë në listë, shumë pranë Top 5. Me gjasë që ky projekt do të vazhdojë të ngjitet edhe më lart në javët në vazhdim.