Ledri Vula dhe Flori Mumajesi prej javësh përfliten se ishin duke punuar për një projekt të ri muzikor dhe duket se më në fund kënga është finalizuar pasi pritet të publikohet ditën e nesërme.
Edhe pse dyshja është treguar paksa e rezervuar lidhur me këtë projekt të ri, fansat po presim me padurim të dëgjojnë këtë bashkëpunim, i cili është i pari për dy artistët.
“Nuk Ma la”, ky është titulli që Ledri dhe Flori kanë përzgjedhur për këngën e tyre më të re e cila do të publikohet ditën e nesërme në kanalin e “Youtube”.