Klasifikimi i “Top Awards” jo vetëm ka mirëpritur artistë të rinj por gjithashtu edhe producentë muzikor, shumë prej të cilëve kanë sjellë “remix-e” të këngëve të vjetra ose atyre të publikuara së fudmi.

Ndreko është DJ që ka sjellë remix të hitet “Betohemi”, e kënduar nga Bardhi. Kjo këngë, e cila ka rrëmbyer kreun e klasifikimit të “Top Awards” për dy javë rresht, është rikthyer në vëmendje dhe ka rezultuar tepër e suksesshme. Falë mbështetjes së publikut, “remix-i” i producentit Ndreko është pozicionuar menjëherë në vendin në “Top 10”.

Ndreko është një DJ dhe producent, kryesisht i muzikës Electronic/Dance, i cili është mjaft aktiv në jetën e natës. Ndreko njihet për performancat e tij në disa prej klubeve dhe festivaleve më prestigjoze në Shqipëri, sic është “Colour Day Festival”. Ndreko premton shumë dhe një ndër ëndrrat e tij është të jetë nëj artist protagonist në festivalin e “Tomorrowland”.

Tr3ndy është një nga producentët që ka risjellë në vëmendje këngën “Cmendem” të Elita 5, e cila daton prej vitit 2014-të. “Remix-i” i Tr3ndy është mirëpritur nga publiku shqiptar, sugjerimet e të cilit e kanë bërë pjesë të “The Top List”, duke e pozicionuar në vendin e 89-të. Tre3ndy, emri i vërtet i të cilit është Dardan Ballazhi, është një DJ dhe producent nga Maqedonia.

Shijojini dhe votojini këto dy remixe muzikore duke klikuar këtu.