Dren Abazi na prek zemrat, sërish. Tashmë jemi mësuar me stilin e artistit dhe çdo këngë e tij arrin të na emocionojë pafund dhe të na sjellë disa ndjesi të pashpjegueshme.
Këtë herë Dreni na ka prezantuar me perlën e tij të rradhës. Kënga e tij më e re titullohet “Nuk të harroj” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Veçantia e këtij projekti pak më ndryshe është se vjen si ripunim i origjinales me të njëjtin titull, “Nuk të harroj”. Dreni ka vendosur që të sjelli këtë këngë në kujtim të Violeta Rexhepagiqit.
Ashtu si çdo herë tjetër Dreni nuk na ka zhgënjyer aspak. “Nuk të harroj” është padyshim një dashuri me dëgjim të parë. Projekti renditet në vend të 83-të për këtë javë.