Muzika tradicionale shqiptare gjithmonë ka patur një vlerë shumë të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Edhe pse shumë vite kanë kaluar nga krijimi i tyre, njerëzit janë munduar ta ruajnë atë duke e trashëguar brez pas brezi. Influenca e kësaj muzike duket sikur ka marrë përhapje të gjerë edhe në industrine e sotme të muzikës, ku artistët sjellin mjaft bukur një gërshetim midis tradicionales dhe modernes.
Së fundmi, reperi Don Phenom ka lançuar projektin e tij muzikor të qujtur “Trëndafil me erë”, ku shihet qartë prezenca e një refreni të shkëputur nga kënga “Baluke prerë”, pjesë e folklorit shqiptar. Komentet kanë qenë të ndryshmë duke e përgëzur artistin për këtë gjetje muzikore, por disa të tjerë janë skeptikë pasi na kanë rikujtuar faktin se një tjetër artist, Saix, ka bërë një remix të kësaj këngë pak vite më parë. Le të bëjmë një krahasim të përgjithshëm rreth këtyre dy projekteve.
Duke bërë një krahasim nga ana e shikueshmërisë siç përmendëm pak më sipër, në vetëm 11 ditë Don Phenom ka grumbulluar rreth 480 mijë shikime, kurse Saix ka 22 mijë shikime gjatë këtyre dy viteve publikim. Kjo diferencë e madhe mund të ketë ardhur nga fakti se reperi Don Phenom ka më shumë ndjekës në platformat e tij sociale, por edhe për faktin se është një figurë më e njohur për publikun.
Së dyti, duhet të kemi parasysh se këto artistë kanë komplet zhanera të ndryshëm muzikor. Kujtojmë se rryma e Saix është pak më ritmike dhe me rrymë të thellë tropical house, duke e sjellë këngën në një version radio mix. Nga ana tjetër Don Phenom e ka sjellë një copëz të këngës duke e gërshetuar me rrymën e tij më kontraversionale duke e kthyer në rrep.
Fansat në komente shihen të jenë më entuziast dhe më pozitivë për versionin që Saix ka sjellur duke thënë se ai ka ruajtur vlerat e kësaj kënge dhe faktin se si një këngë e folklorit shqip mund të sillej në një mënyrë kaq të veçantë, kurse tek kanali i reperit fansat janë shprehur se përfshirja e kësaj kënge kaq të rëndësishmë në një këngë shumë moderne është e papërshtatshme dhe një mesazh jo i mirë, aq më tepër që është publikuar në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Megjithëse gjithmonë komentuesit do të kenë rezervat e tyre duke shprehur mendime të ndryshme, ky projekt cilësohet mjaft i mirë kohët e fundit nga vlerësuesit.