Ndërkohë që kemi mbyllur një vit të vështirë, urimi më i mirë për vitin pasardhës është sigurisht të kemi një shëndet të mirë.

Edhe pse fillimi 2021-të ende nuk po duket aq pozitiv por të pakën muzika që po shoqëron ditët e para të vitit duket mjaft shpresëdhënëse dhe energjike.

Kështu është edhe “remix” më i ri i Saix, i cili i njihet tashmë për “remix-et” e disa këngëve mjaft të njohura.

Së fundmi Dj Saix ka zgjedhur të sjellë për publikun që përpunimin e këngës  “Melodi” e sjellë në origjinal nga Vin Veli dhe Renis Gjoka, duke sjellë një energji të mirë në 2021-të.

Sugjerimet e publikut e kanë bërë Saix pjesë të klasifikimit të kësaj jave, duke e pozicionuar në vendin e 34-të.