Ledri Vula, Lumi B dhe Gjiko janë bërë bashkë për të sjellë projektin e tyre më të ri, të titulluar “Ça bone” i cili i është bashkëngjitur klasifikimit të “The Top List” këtë javë. Ky bashkëpunim është një nga ata që fansat mezi prisnin që të publikohej dhe shumë shpejt u bë viral.

Treshja e preferuar e artistëve prej ditësh e lajmëruan “Ça bone” në rrjetet e tyre sociale dhe kjo shtoi shumë kuriozitetin e fansave. Kjo këngë të sjell fare mirë disa “What’s poppin vibes”, por çunat tanë e rikrijuan më mirë.

Patjetër që dhe ky projekt, ashtu si çdo hit tjetër i Ledrit, Lumi B apo Gjikos, u prit që të krijojë sukses dhe të bëjë ‘boom’ menjëherë, por nuk duket kështu, të paktën deri më tani.

Artistët janë kthyer me një stil shumë ‘old school’ në bashkëpunimin e tyre, por a ishte kjo ajo që publiku dëshiron? Le të themi që pritshmëritë janë të mëdha nga fansat e tyre, por jo vetëm.

Megjithatë “Ça bone” debutoi më dobët këtë javë në krahasim me hitet e tjera të tyre. Ky projekt momentalisht renditet në vend të 54-të të klasifikimit të “The Top List”.