DJ Benito është shndërruar padiskutim në një ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale. Mbrëmjen e kaluar, DJ i njohur ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në profilin të Instagramit, ku përveç komenteve pozitive që ka marrë lidhur me personalitetin e tij, shumë persona e kanë pyetur lidhur me marrëdhënien e tij me Luizin.
Benito e ka konsideruar Luizin si një ndër miqtë e tij më të mirë në showbiz-in shqiptar, së bashku me Klajdi Harunin. Një tjetër pyetje që i është bërë shpesh ka qënë nëse DJ do preferonte të ishte pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”.
Prej kohësh qarkullojnë thashetheme se Dj Benito mund të jetë një nga banorët e këtij sezoni të tretë të “Big Brother VIP”. Së fundmi ai ka dhënë një përgjigje për këtë, ku është shprehur nëse do merrte pjesë, fitoren do e kishte të sigurtë, dhe jo vetëm për një sezon por për tre sezone rresht.
DJ madje ka dhënë disa arsye se pse do të ishte fitues. Sipas tij, nëse futet tek “Big-u” i ardhshëm, të gjithë fansat e Luizit do e mbështesin dhe si e rezultat do e votojnë dhe do shpallet fitues. Në “Big Brother-in” tjetër do e fitojë për shkak të historisë interesante që ka jeta e tij ndërsa herën e tretë do e fitonte se meqë u shpall dy herë fitues, e meritonte edhe herën e tretë.
A t’ju them një gjë të bukur. A e dini ju se nëse futem tre vite rresht në BBV, të treja vitet i fitoj. Po të dua. Ngaqë e di që do e fitoj nuk kam sadisfaksion. Nuk do futem por që do e fitoj, nuk bëhet fjalë fare…