Ajo është një ndër artistet e suksesshme të klasifikimit të “The Top List” dhe këtë e ka vërtetuar më së miri renditja e saj në vendet mjaft të rëndësishme të listës.

“Xhani” është kënga më e re e Diona Fona, e cila ka zgjedhur Top Albania Radio-n për të bërë prezantimin e prurjes më të re muzikore.

“Xhani” ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke u pozicionuar në vendin e 20-të, që në javën e parë të hyrjes në klasifikim.

Këngëtarja ka treguar se këngë është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe një ndër komentet që ajo thekson është fakti se sa mirë është bërë ndërthurja e muzikës me tekstin.

Në intervistën e dhënë për “Live From Tirana”, Diona ka rrëfyer gjithashtu se Ledri Vula ka qënë një ndër artsitët që e ka mbështetur këngëtaren në fillimet e saj në muzikë.

Një tjetër temë që është prekur në studion e TAR ka qënë brazia gjinore, për të cilën Diona është shprehur se pavarësisht se lufton për këtë barazi ajo shpesh herë përballet me pabarazi gjinore.

Unë duhet të jem gjithmonë e shoqëruar nga dikush nëpër koncerte, ndryshe nga artsitët meshkuj”, tregon Diona.

Ne gjykohemi shume nga veshja, nga paraqitja skenike ndryshe nga gjinia tjetër”, shton artistja.