Diona Fona ka arritur të rrëmbejë vendin e parë këtë javë me këngën “Xhani“, e cila ka vetëm tre javë që ka hyrë në listë.

Ky projekt muzikor mjaft ritmik, ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar, duke bërë kështu që “Xhani” të mposhtë “Betohemi” të Bardhit, i cili për tre javë rresht mbante vendin e parë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Diona renditet në vendin e parë pasi në dhjetorin e vitit 2019-të, këngëtarja ka arritur të qëndrojë 4 javë rresht me këngën “Ti je”.

Gjatë kësaj jave nuk kanë munguar hyrjet e reja pasi dy këngë i janë shtuar listës këtë javë.