E ftuar në “Lancio” ishte këngëtarja e dashur Albora, për të folur për projektin më të fundit muzikor dhe jo vetëm. Drejtpërdrejt nga Venecia, në një lidhje telefonike, ajo foli për këngën më të re “Dilema”.

Më pëlqen të ndërroj stil, të eksperimentoj pak me gjëra të ndryshme. Ishte një eksperiencë e bukur për mua, fjalët, kënga, veshjet. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, njerëzit e kanë pëlqyer shumë. Vëmendja është në çdo detaj në gjithçka. Dilemë dashurie, kur ne vajzat e duam shumë një djalë, por ai nuk ka atë sjelljen më të mirë të mundshme. Marrëdhëniet toksike ku dy njerëz nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin, por nuk janë të shëndetshëm bashkë.

Ndërkohë, ajo foli edhe për tregun shqiptar dhe zbuloi më shumë për planet e saj në muzike.

Tregu shqiptar pëlqen këngët popullore, por edhe ato pak dramatike si film, është diçka shumë e mirë. Një artist nuk duhet të shikojë vetëm të ardhurat ekonomike, por nëse ty nuk të përshtatet nuk do kesh sukses. Këngën popullore e ndjej për ta kërcyer, jo për ta kënduar por unë jam e hapur për të eksperimentuar me çdo gjë.

Shumë në rrjet, e krahasojnë me Xhensila Myrtezaj, por si ndihet ajo për këtë?!

Do jem 100% e sinqertë. Më bezdisin njerëzit që thonë se përpiqem t’i ngjaj Xhensilës, ndërkohë që unë nuk kam as qëllimin më të vogël. Ajo është super, i ka të gjitha të mirat por mendoj se mund të jesh e mirë pa i ngjarë Xhensilës.

Më tej, ajo foli edhe për jetën personale, teksa tregoi përkrahjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ka edhe një fëmijë, në karrierën e saj muzikore. Duket se Albora ka gjithë përkrahjen e tij në hapat që ndjek në muzikë.

Burri im nuk ndikohet nga fjalët e të tjerëve, madje unë ndikohem pak nga komentet në rrjete sociale, kjo është gjëja që më pëlqen më shumë tek ai. Roli i gruas nuk kushtëzohet nga të ardhurat ekonomike që sjell në shtëpi, unë rris një fëmijë e vetme.

Shumë e komentojnë se i pëlqen vetja, por si shprehet ajo lidhur me këtë gjë?!

Të gjithëve u pëlqen pak vetja, por unë e kam ekzagjeruar në TikTok se kam qejf t’i provokoj njerëzit ti bëj të dalin nga vetja.