Dhurata Dora ka goditur në shenjë me projektin e saj më të ri muzikor. Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar ka vendosur që për këtë projekt muzikor, të titulluar “Zemër” të bashkojë fuqitë me këngëtarin e njohur, Soolking.
I publikuar vetëm pak javë më parë, kjo këngë ka arritur të shndërrohet menjëherë në një hit muzikor. Edhe pse në javën e parë të hyrjes në klasifikim kjo këngë renditej në vendin e 42-të, ajo arriti të rrëmbejë menjëherë zerat e publikut, i cili javën e kaluar e ngjiti me 40 pozicione, duke e renditur në vendin e dytë.
Fansat nuk kanë rreshtur së votuari edhe këtë javë “Zemër”, e cila vazhdon të ruajë vendin e dytë, sikurse edhe javën e kaluar.
Duket se ky projekt muzikor ka marrë një mbështetje të madhe edhe nga fansat e këngëtarit, Soolking, i cili është tepër i njohur në Francë.