Dhurata Dora është pjesë e “The Top List” me tre projekte muzikore ku për këtë javë ajo ka korrur një super sukses, duke u ngjitur sa më në krye të klasifikimit.
“Ayo” është projekti muzikor i Dhuratës, e cila sërish i ka besuar kompozitorit Alandy. Kjo këngë ka vetëm 2 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe menjëherë ka rrëmbyer zemrat e publikut. Gjatë kësaj jave kjo këngë është votuar më shumë nga fansat, të cilët përmes votave të tyre kanë mundur ta ngjisin “Ayo” me 22 pozicione.
Në fund të muajit nëntor, Dhurata erdhi me një tjetër projekt muzikor, i cili është futur në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare rreth 3 javë më parë. Për këtë javë “Vec ty” renditet në vendin e 26-të.
Bashkëpunimi i Capital T me Dhurata Dorën, “Bongo”, është një tjetër projekt që ka korrur sukses për këtë javë. E pozicionuar në vendin e 31-të, kjo këngë ka 27 javë që është pjesë e klasifikimit, ku për këtë javë është ngjitur me 6 pozicione. Duket se pas një mungese në tregun muzikor, Dhurata është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.