Këngëtarja e njohur Dhurata Dora është padyshim ndër emrat më të suksesshëm të tregut muzikor shqiptar. Edhe këtë sezon veror, artistja mbetet tejet e angazhuar me projekte të reja dhe koncerte të shumta.

Ka kaluar vetëm një javë nga publikimi i bashkëpunimit të Noizyt dhe Dhurata Dorës, që titullohet “Kallma”. Dhe nëse mendonit se vera do të mbyllej me kaq, e keni gabim.

Në mes të suksesit të ”Kallma”, këngëtarja ka vendosur që të vijë me një këngë tjetër, por këtë herë solo. Duket se Dhurata Dora ka punuar edhe për një projekt tjetër paralelisht dhe ka publikuar një tjetër këngë të re që titullohet “Pa Mu”.

Padyshim të dyja këngë mjaft të mira dhe ritmike, tipike për të na shoqëruar këtë sezon veror. Por si e ka preferuar më shumë publiku, në bashkëpunim apo solo?

Nga një sondazh në InstaStory, 60% janë përgjigjur se e shohin më mirë në bashkëpunim, ndërsa 40% janë shprehur se i shkojnë më shumë projektet solo. Ndërkohë rikujtojmë se ”Kallma” është bashkëpunimi i dytë i Dhuratës dhe Noizyt pas ”Mi Amor”.