Tayna është shndërruar në një ndër këngëtaret më aktive në tregun muzikor shqiptar. Ndërkohë që ka kaluar thuajse një muaj nga projekti i saj i fundit, Tayna ka vendosur të kënaqë fansat e saj, duke publikuar prurjen e saj më të re muzikore.
“Kce” titullohet kjo këngë, e cila është kënga me debutimin më të dobët nga të gjitha projektet e Tayna-s pasi sugjerimet e fansave e kanë renditur këngëtaren në vendin e 96-të. Duket se për fansat, kjo këngë është publikuar shumë shpejt , pasi ata ende po shijojnë “Ring Ring”, publikuar muajin e kaluar.
Pavarësisht këtij debutimi të dobët, Tayna me këtë prurje muzikore është futur në grupin e këngëtarëve me më shumë këngë në “The Top List”, duke barazuar Capital T. Të dy këta artistë janë pjesë e listës me nga 8 këngë secili, duke “pushtuar” klasifikimin por artistët që mbajnë rekordin janë Kida dhe Ledri me nga 10 këgën secili.
Përveç “Kce”, Tayna gjendet në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me 7 këngë të tjera si “Aje”, “Ring Ring”, “Columbiana”, “Shqipe”, “Fake”, “Doruntina” dhe “Pow Pow”, të cilat renditen përkatësisht në vendin e 6-të, 9-të, 16-të, 26-të, 27-të, 29-të dhe 36-të. Ndërsa kolegu i saj, Capital T gjendet në listë me “Kujtime”, “Lejla”, “Filma”, “Pasha jeten”, “Andiamo”, “Pse po ma lun lojen” , “Bomba” dhe “Drama”, të cilat renditen përkatësisht në vendin e 28-të, 52-të, 53-të, 55-të, 56-të, 83-të, 90-të dhe 68-të.
Nëse “Kce” do i bashkohe suksesit të këngëve të mëparëshme, kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.