Ai di të sjellë vetëm produksione muzikore që dëgjohen dhe pëlqehen mjaft edhe kur bashkëpunon por edhe kur vjen solo. Fjala është për artistin David Dreshaj.
Ai ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “A isha” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Hiti i tij i ri ka marrë gjithë vëmendjen e fansave të cilët me votat e tyre e kanë pozicionuar në vend të 19-të në Top 20 këtë javë.
Klipi vjen tejet veror dhe ritmik dhe “A isha” mund të jetë me gjasa një projekt që do të na shoqërojë për një kohë shumë të gjatë. Megjithatë, ky nuk është i vetmi sukses i ri i Davidit.
Artisti është pjesë e listës me dy projekte, përveç “A isha” ai pozicionohet edhe me “Sonte”, bashkëpunimin e tij me Skerdin. Edhe ky i fundit renditet në Top 20 këtë javë, më saktësisht në vend të 9-të aktualisht.