David Dreshaj nuk di të ndalet me bashkëpunimet e reja muzikore. Pas Bleros, tashmë artisti ka bashkuar forcat me një tjetër emër të njohur.
David Dreshaj këtë herë është bërë bashkë me Skerdin për të sjellë “Sonte”. Ky projekt është pëlqyer shumë nga publiku dhe votat e tyre e kanë pozicionuar në Top 100 këtë javë.
Dyshja e kanë paralajmëruar këtë këngë prej kohësh, duke postuar pjesëza të vogla në rrjetet sociale, të cilat u bënë shpejt virale. “Sonte” krijoi pritshmëri të mëdha tek fansat e dyshes dhe në fakt nuk mbetën aspak të zhgënjyer.
Si Davidi, ashtu edhe Skerdi kanë qenë mjaft të suksesshëm kohët e fundit, sidomoa në bashkëpunime me artistë të njohur. Padyshim që ky projekt do të jetë hiti i radhës i dyshes dhe do të qëndrojë gjatë në mendjen tonë.