Ashtu siç dhe ishte paralajmëruar pak javë më parë, është publikuar kënga “Ma Bella” nga artistja Dafina Zeqiri, në bashkëpunim me dy artistët e huaj, GIMS dhe Accaoui. Projekti “Ma Bella” nga Dafina, është në mesin e projekteve të shumta që ajo ka sjellë këto muajt e fundit.
Kënga e publikuar nga tre artistët vjen në tre gjuhë, në shqip, frëngjisht si dhe në gjuhën gjermane. Projekti erdhi i realizuar po ashtu edhe në aspektin vizual, me një videoklip të një aspekti të veçantë, aty ku bashkë-dyzohen periudha e vjetër dhe moderne. Por le të njihemi pak me këta dy artistë…
Gandhi Djuna ka lindur më 6 Maj 1986, dhe njihet me emrin e tij të artit Gims. Ai u rrit në Francë dhe aktualisht jeton në Francë dhe Marok. Artisti e nisi karrierën si pjesë e grupit Sexion d’Assaut. Më pas Gims ndoqi një karrierë individuale me emrin Maître Gims në vitin 2013. Më parë ai publikoi një shfaqje të zgjeruar në 2006, të titulluar Ceux qui dorment les yeux ouverts. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar me disa artistë ndërkombëtarë si Sia, Pitbull, Lil Wayne, Stromae, Maluma, Sting dhe të tjerë. Ai ka shitur mbi 5 milionë disqe, duke përfshirë 3 milionë albume që nga fillimi i karrierës së tij. Ai e filloi karrierën e tij solo në 2013 me publikimin e albumit të tij të parë, Subliminal, i cili shiti mbi një milion kopje dhe arriti kulmin në vendin e dytë në listat e albumeve franceze. Në dhjetor ai publikoi një ribotim të titulluar Subliminal la face cachée. Albumi përmbante këngë të tilla si “J’me tire”, “Bella” dhe “Zombie”. Maître Gims vjen nga një familje muzikantësh, babai i tij ishte këngëtar dhe vëllai i tij është reperi Dadju. Gims ka themeluar gjithashtu kompaninë e tij diskografike MMC dhe linjën e tij të veshjeve Vortex.
Accaoui është një artist mjaft i njohur nga Gjermania. Karriera e tij nisi në vitin 2023, me këngën “Teil von mir” me të cilën debutoi zyrtarisht në muzikë. Pas kësaj, pasuan këngët e tjera “Brisé son coeur”, “Jalousie”, “Oh mama”. Bashkëpunimi me Gims dhe Dafina Zeqirin, “Ma Bella”, e bën atë më të njohur për publikun shqiptar dhe me këtë këngë hyn për herë të parë në mesin e artistëve të Top Awards.