Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat për një pauzë të përkohshme nga karriera e saj muzikore, ndërsa po përgatitet për një moment të veçantë në jetën e saj – ardhjen në jetë të djalit të saj të parë.

Lajmi u shpërnda fillimisht në Threads dhe më pas në InstaStory, ku Dafina shprehu se, edhe pse do të tërhiqet për pak kohë, muzika do të vazhdojë të jetë pjesë e jetës së saj. Ajo theksoi:

Koha po fluturon dhe s’kanë mbetur edhe shumë net magjike me ju para pauzës sime… Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment! P.S. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon! Ju dua shumë.