Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë martuar mbrëmjen e djeshme në një ceremoni private, që nuk ishte paralajmëruar më parë. Edhe pse Dafina kishte treguar përgatitjet për dasmë ajo nuk e kishte zbuluar kur do mbahej.
Përmes një postimi në InstaStory, Dafina Zeqiri fillimisht ka shpërndarë një foto, krahas së cilës shiheshin dy duar me rrathë që simbolizojnë martesën. Përveç unazës, ajo që vihet re në dorën e Dafinës është edhe mbishkrimi “Mrs” në thonjtë e saj.
Në media kanë filluar të qarkullojnë pamje ekskluzive nga kjo ngjarje intime, e cila u mbajt larg syve të publikut. Kjo nuk i ka befasuar fansat e artistes pasi Dafina ka treguar më herët planet për të kurorëzuar dashurinë e saj me Kreshnikun.
Kujtojmë se Dafina është në një marrëdhënie romantike prej disa kohësh me Kreshnik Gjergjin. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga ceremonia, por fansat janë të emocionuar dhe presin më shumë nga çifti i ri. Jetë të lumtur!