“Gimme ur love” titullohet projekti më i ri i Dafina Rexhepit, i cili ka vetëm dy javë që ka dalë në treg, duke e rikthyer fuqishëm këngëtaren.

E njohur për disa projekte te suksesshme muzikore, qofshin ato bashkëpunime apo “solo”, Dafina është bërë për herë të parë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

Duket se fansat i janë gëzuar pa masë rikthimit muzikor të këngëtares, ku falë sugjerimeve të shumta nga publiku, “Gimme ur love” për këtë javë mban vendin e 50-të.