“Një ëndërr e bërë realitet”, kështu është shprehur Dafina për publikmin e projektit të parë muzikor në tregun botëror.

Pas shumë kohësh punë dhe pritje, Dafina ka mundur të prezantojë më në fund këngën e titulluar “Four Season”, në klipin e së cilës shfaqet reperi amerikan, French Montana.

Ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore, kënga më e re e Dafinës, jo vetëm është dëgjuar dhe mbështetur shumë si nga fansat ashtu edhe nga artistët por ajo është votuar gjithashtu si një ndër këngët më të bukura të muzikës shqiptare.

Falë votave të publikut, kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e “The Top List” që në javën e parë të publikimit, duke u pozicionuar në vendin e 4-t.

“Four Season”, e cila është publikuar më 8 mars, është realizuar në Amerikë nga “Nusense Music Group”.

Revista amerikane, “The Fader”, i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare dhe këngës së saj, duke e cilësuar si një yll në ngjitje.

Në intervistën e dhënë për këtë revistë, Dafina është shprehur: “Duke qënë se është debutimi im në tregun amerikan, dëshiroja të shfaqja një pjesë të cilën nuk e kisha shprehur më parë përmes artit tim. Më në fund jam në gjendje të krijoj muzikën që unë gjithmonë kam dashur të bëj”.

“Sapo dëgjova intron e këngës, menjëherë më përfshiu në një marrëdhënie emocionale bazuar në ndryshimet sezonale”, tregon më tej Zeqiri.