Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.
Mund të themi me plot gojën që Dafina ka qenë më e suksesshme se kurrë këtë periudhë dhe 2021, por edhe 2022 pritet të jetë viti i saj artistikisht. Dafina mahniti jo vetëm me bashkëpunime në projektet e saj të reja, me artistë të tjerë po aq të famshëm dhe të talentuar si ajo, por edhe me projekte solo ku shkëlqeu. Le të hedhim një sy se në cilat projekte ka debutuar më mirë Dafi…
“Pa ty” ka qenë ndoshta projekti më i pëlqyer i saj dhe që po tregon se do t’i rezistojë gjatë kohë. Kjo e tregon dhe kohëzgjatja në klasifikimi, prej plot 40 javësh. Ky remix me Dafinën e bëri akoma dhe më të pëlqyeshëm “Pa ty”.
“Murder on the dancefloor” me reperin Ron ka gjithashtu mjaft kohë në klasifikim, prej 18 javësh. Ky projekt ishte ndër më të pëlqyerit e fansave të saj që në çastet e para të publikimit.
Një projekt shumë i dëgjuar dhe ndër më të mirët e verës së kaluar ka qenë padyshim “Llafe Llafe”. Kënga erdhi në bashkëpunim me Lyrical Son dhe të dy këta artistë goditën me zgjedhjen e tyre.
“Vet e lype”, përveç pranisë së Mc Kresha, kishte dhe një mesazh shumë të rëndësishëm dhe sensibilizues që Dafina zgjodhi të përçojë tek publiku. Kjo këngë është prej 21 javësh pjesë e klasifikimit.
Nga ana tjetër, edhe projektet solo të Dafinës arritën po të njëjtin sukses si bashkëpunimet. Ndër këngët e fundit solo që Dafi ka publikuar, po ashtu pjesë të albumit të saj “Dafinë Moj”, mund të veçojmë “Karma”, “Ti dho krejt”, “Mos e lëndo”. Por edhe projekte të saj më të hershme, “Japa” apo “Happy Birthday”. Votat e publikut po vazhdojnë ti mbajnë projektet e saj si pjesë e klasifikimikt pavarësisht se sa kohë po kalon. Megithatë nëse vëmë re në listë, bashkëpunimet kanë rezultuar më të suksesshme për artisten e njohur duke e renditur gjithnjë e më lart në listë.